Ja pshton jetën babës me kos, vogëlushi kthehet në hero

Nji vogëlush anglez vetëm 3 vjeçar, ja pshtoi jetën babës së tij në sajë të nji ndërhymje me dy lugë me kos të ambël.

Mark Jones kishte humbë ndjenjat mbas nji krize hipoglicemie (ulje e nivelit të sheqerit në gjak), tue përfundue në koma diabetike.

I vogli Lenny George nga Droylsden arriti me marrë dy kosa frutash nga frigoriferi dhe me ushqye babën.

Kush vuen nga diabeti rrezikon me hy në koma diabetike, sapo niveli i glicemisë ulet. Bashkëshortja e Mark, tha për ‘Daily Mail’ se bashkëshorti i saj vuen nga diabeti i tipit nji, dhe merr insulinë katër herë në ditë.

“Jam shumë krenare për fëmiun tim, i cili arriti me pshtue babën”, tha grueja, e cila kallxoi se në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.

Grueja tha se i vogli e kishte pa nanën që i jepte babës ambëlsina sa herë që kishte kriza.

dsp_men_211116_lennygeorge_02jpg