Video: Japonezi Yoshinori Ohsumi fiton Nobelin për Mjekësi

Yoshinori Ohsumi, nga Japonia, ka fitue Çmimin Nobel për Mjekësi, 2016.

Atij i asht njoft zbulimi në autofagji, përkatësisht mënyra se si trupi riciklon komponentët qelizorë.

Puna e Ohsumit asht thanë se i ka hapë rrugë kuptimit të “shumë proceseve fiziologjike, të tilla si përshtatja ndaj urisë apo përgjigjja ndaj infeksionit”.

Çmimi ka vlerën e 930,000 dollarëve.

Java e çmimeve Nobel ka nisë sot dhe ka me vazhdue me çmimet në fizikë, kimi, letërsi, për paqe dhe ekonomi.

Çmimet për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe janë dhanë për herë të parë në vitin 1901, në përputhje me vullnetin e industrialistit suedez. Alfred Nobel.