Ju doket sikur jeni tu ra nga dysheku kur fleni? Qe pse!

A keni përjetuae ndonjiherë nji ndjesi sikur jeni tue u rrëzue nga naltësi të mëdha, ndërkohë që sapo ju ka zanë gjumi?

Ky asht nji fenomen që njihet ndryshe si “Hipnogogic”, nji term që përshkruen periudhën mes të qenit i zgjuem dhe periudhës kur je i pavetëdijshëm gjatë gjumit.

Gjatë kësaj gjendje, trupi i njeriut prodhon lëvizje të pavullnetshme të muskujve. Sapo ju ze gjumi, dy sistemet e trunit balancojnë rolet e tyne në mënyrë që me ju dërgue në humbje t’ndjenjave.

Ankthi, stresi dhe mbi të gjitha lodhja kanë peshën e vet në këtë fenomen. Tue fjetun pak, rritet përjetimi i anktheve të tilla.