Ju e hidhni, por lëvorja e këtij fruti ban mrekulli

Ju ndoshta nuk e dini, por nuk asht vetëm langu i limonit efektiv. Likura e tij mundet me ju dhanë përfitime mbresëlanëse shëndetësore, tue ulun kolesterolin e keq.

Kolesteroli i mirë ju ndihmon për me mbajtë zemrën të shnetshme. Megjithatë, në qoftë se keni nivele të nalta të kolesterolit të keq, likura e limonit mundet me ju ndihmue për me ulun ate.

Likura e limonit asht e naltë në flavonoide, të cilat janë të randësishme në uljen e kolesterolit të keq në trup.

Rritë shnetën e kockave: Likurat e limonit janë nji mënyrë e shkëlqyeme për me rritë shnetën e kockave. Ato përmbajnë sasi t’naltë të kalciumit, si dhe nji dozë të naltë të vitaminës C.

Eleminojnë toksinat: Elementet toksike që gjenden në trup munden me ju ba të dobët dhe me ulë sistemin tuej imunitar. Agrumet e ndodhuna në likurën e limonit munden me ju ndihmue në eliminimin e toksinave nga trupi.

Ul nivelet e stresit: Stresi mundet me ba gjana të tmerrshme në trup. Likurat e limonit munden me reduktue stresin dhe me ju ndihmue për me pas shnetë mendor të shkëlqyem.