Ju qe keni punë me kompjuter, qe qysh duhet me i ruejt sytë!

Kompjuteri tashma asht nji pajisje teknologjike e cila asht e lidhun ngushtë me punën në kohët e sotme.

Përdorimi i tij shpesh sjell probleme të ndryshme shëndetësore, prandaj asht e randësishme që të kujdesemi në mënyrë që të shmangim dhimbjet e qafës, problemet e syve dhe nji mori çashtjesh të tjera,

Përpiquni me i ba këto 7 ndryshime të lehta në rutinën tuej.

Disa nga këshillat që ju vijnë në ndihmë krejt përdoruesve të kompjuterit janë;

Mbani kontakt të mirë kompjuter-sy: Mbani paralelisht sytë me ekranin e kompjuterit ndërkohë që punoni, kjo ka me evitue lodhjen e syve.

Qëndroni të hidratuem: Pimja e ujit asht thelbësore për shëndet të mirë. Përveçse ndihmon në ranien në peshë, për me pasë nji lëkurë të shëndetshme dhe për të fitue ma shumë energji, konsumimi i ujit do t’ju detyrojë me u çue nga karrigia për të mbush gotën ose për me shkue në banjo.

Vendosni alarm: Sa herë që bjen alarmi, kujtohuni të ecni pak nëpër zyrë, si nji mënyrë për me pushue.
Shmangni ashensorin: Përpiquni të përdorni shkallët në vend të ashensorit. Parkoni kerrin sa ma larg të jetë e mundun, në mënyrë që të keni mundësi të ecni çdo ditë.

Qëndroni pak minuta jashtë tavolinës: Kryemja e disa ushtrimeve të thjeshta mund të jetë çelësi për me u relaksue e për me vazhdue punën me ma shumë efikasitet.

Rrisni madhësinë e shkronjave në kompjuter: Shpesh shkronjat e vogla mund të jenë shkaktarë të dhimbjes së kresë.

Hapni dhe mbyllni sytë shpesh herë: Përpiquni të ndiqni rregullin 20­20­20 të shikimit të ekranit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni nji objekt që asht 20 kambë (6 metra larg) për 20 sekonda.

 

Young tired businessman rubbing his eye in the office