Ka nji lidhje mes paracetamolit dhe autizmit, qe çka duhet me ditë gratë shtatzana

Nji studim i ri ka gjetë lidhje mes paracetamolit dhe autizmit. Simbas studiuesve, nanat që marrin paracetamol gjatë shtatzanisë rrezikojnë me sjellë në jetë fëmi me çrregullime të llojit autik.

Studimi ban me dije se djemtë, nanat e të cilave kishin përdorë paracetamol gjatë shtatzanisë, ishin dy herë ma të rrezikuem për me zhvillue çrregullime të llojit autik.

Mjekët këshillojnë që paracetamoli me u marrë veç nëse nana shtatzanë ka vërtet nevojë dhe në sasi të vogla. Por, studimi i kryem në Spanjë nxori në pah rrezikun e ekspozimit të gjatë të fetusit ndaj këtij medikamenti.