Kafja e mëngjesit, cili asht ndikimi i saj në lukthin e zbrazet

Tashma për shumicën e njerëzve kafja në mëngjes asht shndërrue në rutinë. Kjo ka ndikue që studiuesit me u marrë me studimin e ndikimit të saj në organizmin tonë. Simbas studimeve, ndonëse kafja ka disa përparësi, prapë nuk duhet me u lanë anash efektet negative që shkakton ajo.

Studime të shumta kanë tregue se kafja duhet me u pi vetëm nji orë mbasi t’çohemi dhe madje kurrsesi në lukth të zbrazët. Kafja nuk duhet me u pi menjiherë mbasi t’çohemi, sepse atëherë niveli i kortizolit asht shumë i naltë, dhe asht përgjegjës për kontrollin e orës biologjike.

Nji filxhan kafe në lukth të zbrazët mundet me shkaktue frymje dhe në disa raste edhe të vjella.