Kafja e mëngjesit, qe qysh ndikon te kujtesa juej…

Gjatë vjeteve të fundit, studime të ndryshme kanë kallxue për përfitimet e shumta të kafes. Nji studim i fundit ka zbulue se kafja e mëngjesit ndihmon në përmirësimin e kujtesës, largon stresin dhe parandalon nji nga smundjet ma vdekjepruse, kancerin.

Gjatë nji studimi të fundit, të publikuem te revista “Scientific Reports”, u monitorue nji receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit. Me kalimin e kohës, në trunin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit. Ky proces ka nji efekt të damshëm në memorien tonë. Hulumtuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez “Inserm” e nxitën këtë proces të plakjes te mijtë.

Ata mandej u dhanë atyne kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhun me moshën dhe stresin. Në fund të studimit u vnue re nji stabilizim i gjendjes mendore të mijve. Ky eksperiment mundet me u përdorë për studime të tjera në lidhje me shnetën mendore.

Nji tjetër studim i publikuem nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit kallxoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për me u prekë nga kanceri në tru.