Kafshimi i likurës rreth thojve, qe çka shkakton!

thojte

Me hanger pjesën e likurës përreth thojve asht nji zakon aspak i rrallë, por përpos anës estetike, ka nji arsye shumë të fortë përse duhet me i thane  “Stop” këtij vesi.

Dy në tre njerëz vuejnë nga nji gjendje nervore e quejtun “dermatillomania”, e cila lidhet me kafshimin e likurës.

Ka disa arsye që spjegon këtë zakon.

Disa e bajnë padashje, disa e bajnë për shkak të stresit ose ankthit, por ka dhe nga ata që e shohin si nji menyrë për me lendue veten.

Megjithate, ajo që njerëzit nuk dinë, asht fakti që ky veprim mundet me shkaktue dam të perhershëm të likurës.

Plagët që krijohen nga heqja e likurës, e ekspozojnë ate zonë ndaj bakterieve.

Gjendja mundet me u përkeqësue aq shumë, sa keni me qene  të detyruem me ju drejtue nji psikologu.

Mirë asht me heq dorë sa keni kohë.