Kallëzim penal për 4 mjekë, dyshohet se i dhanë pacientës dozë të gabueme gjaku!

Në Prokurori asht ngrit kallëzim penal për katër mjekë të QKUK’së për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor dhe vrasje nga pakujdesia, shtatë muej mbas vdekjes së dyshimtë të pacientes 36-vjeçare, edukatores S. Fazlija, të cilës dyshohet se ju dha dozë e gabueme gjaku.

Ndaj katër mjekëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës asht ngrit kallëzim penal nga sektori i hetimit të krimeve të randa të Policisë së Kosovës.

Kallëzimi penal ju asht ba mantelbardhëve të gjinekologjisë, anestezionit dhe neurologjisë mbas shtatë muejsh nga vdekja e dyshimtë e 36-vjeçares nga Prishtina S. Fazlija, të cilës dyshohet se i asht dhanë dozë e gabueme gjaku gjatë mjekimit në Klinikën e Gjinekologjisë.

Ekrem Lutfiu, zadhanës i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka konfirmue për “Zërin” se në Prokurori tashma asht ngrit kallëzim penal ndaj mjekëve V.Z., S.D., M.M. dhe B.Sh.