Kanceri i mushknisë – Kjo asht sheja ma e dukshme

Besone ose jo, kanceri i mushknisë – dhe jo kanceri i gjinit apo ai i mitrës – asht shkaktari ma i madh i vdekjeve te gratë se çdo lloj kanceri tjetër. Nji nga arsyet asht se nuk ka nji test diagnostifikues për me e zbulue smundjen që në fazat e para, prandaj shumica e pacientëve (rreth 70%) diagnostifikohen kur kanceri ka avancue dhe asht përhapë në trup.

Dhimbja e shpinës, e kresë, rania në peshë dhe lodhja janë disa nga simptomat ma tipike të kancerit të mushknisë në fazat ma të avancueme. Dhimbja e kockave asht gjithashtu e zakonshme, sepse atje përhapet ma parë kanceri i mushknisë.

Por, ndërkohë që shumica e njerëzve të diagnostifikuem me kancer të mushknive nuk përjetojnë simptoma të dukshme në fazat e tij të para, disa njerëz munden me e përjetue simptomën ma të hershme: kollë kronike.

Tue njoftë këtë simptomë shumë delikate, mundeni me e diagnostiikue kancerin e mushknisë që në fazat e para.

“Ka nji diferencë shumë të madhe sa i përket shanseve për mbijetesë kur kanceri zbulohet në fazat e para ose të fundit”, thotë dr. Andrea McKee, drejtori i Onkologjisë te Qendra Mjekësore e Kancerti Sophia Gordon./Glamour /shendeti.com.al/