Kanceri mundet me u zbulue përmes lotëve?

Zakonisht kur shkon me kqyrë nji film të trishtueshëm në kinema përveçse ha ndonji gja, të pshton dhe ndonji lot… Por, në nji kinema të Zelandës së Re, diçka tjetër ndodh, nji kërkim potencial për me zbulue kancerin e gjinit.

Femnat kqyrin dramën Brooklyn dhe dhurojnë lotët e tyne për studiuesit, të cilët janë tue punue mbi nji pajisje të re të zbulimit të kancerit.

Studiuesit amerikanë të nji kompanie besojnë se lotët ndihmojnë në zbulimin e kancerit të gjinit me 90% vërtetësi.

“Zbulimi i kancerit të gjinit gjendet në nji grup proteinash në lotin e femnës, që quhen Melody. Ky grup proteinash dallon femnat që kanë kancer gjini nga ato që nuk e kanë me nji ndjeshmëni 88 % dhe saktësim 86%”, shpjegon grupi i studiuesve.

Por, para se të kërkojnë miratimin rregullator, studiuesit duhet me testue pajisjen dhe këkojnë ma shumë lot. Për këtë, 400 femna vullnetare kanë pa në ekranin e madh filmin e trishtueshëm Brooklyn për me i dhanë lotët e tyne. Grupi i studiuesve shpreson me krijue nji pajisje për me dallue sa ma shpejt kancerin e gjinit.

Derisa mamografia asht mënyra ma e mirë sot për sot për me zbulue kancerin, kompania thotë se janë 13 për qind efektive për gratë me shumë inde të denduna. Teknologjia e re nuk e ka këtë problem, teksa planifikom me u përdorë në bashkëpunm me teknika të tjera.