Kanceri nuk asht sëmundje e kohëve moderne, qe çka kanë zbulue shkencëtarët

Kanceri nuk asht sëmundje e kohëve moderne. Shkencëtarët kanë zbulue se sëmundja egzistonte te paraardhësit e njeriut ma shumë se 1 milion vjet ma parë.

Studiuesit kanë gjetë gjurmë të kancerit në kockën e kambës dhe të shpinës në dy lloje të lashta të njeriut në Afrikën e Jugut.

Kocka e kambës asht e vjetër gati 1.7 milion vjet, ndërsa rruza u përket 2 milionë vjetëve ma parë.

Para këtyne gjetjeve, zbulimi ma i vjetër i tumorit në qeniet njerëzore ka qenë 120 mijë vjet ma parë.

Zbulimi asht ba nga nji grup hulumtuesish shkencorë nga Instituti i Studimeve Evolucionare “Witwatersrand” dhe Qendra e Afrikës së Jugut.