Kangëtari i famshëm vjen me restoran për të varfnit!

Në restorantin e sapohapun të Jon Bon Jovi’t në New Jersey, të varfnit kanë me hangër dhe nuk do të paguejnë.

Në restorantin “Soul Kitchen”, i përuruem nga kangëtari dhe bashkëshortja e tij, Dorothea, në Toms River, në bregdetin atlantik të shkatërruem katër vite ma parë nga uragani ”Sandy”, të varfnit do të hanë dhe pastaj do të lajnë pjatat.

“Sepse të gjithë duhet të hanë edhe në restorant, mbi të gjitha në nji shoqni ku nji në pesë familje jeton në varfni”, deklaroi Jon Bon Jovi, i cili ka shit deri tash 120 milionë albume.
Lokali ban pjesë në planin humanitar që Jon dhe Dorothea e mbështesin edhe me fondacionin “Jon Bon Jovi Soul”.

“Tanë të varfnit marrin të njajtin vakt”, shpjegon Dorothea.

“Nuk ka nevojë për shkencë për këtë gja”, thotë kangëtari i “Living on a prayer” dhe “You give love a bad name”.

Fondacioni i kangëtarit ka ndërtue edhe 500 shtëpi dhe 10 pensione për mija të varfën.

 

2-restorani

 

3-restoranii