KDI me pushim menstrual për të punësuemet

Të drejtat e njeriut e në veçanti të drejtat e grues në Kosovë edhe pse të pranueme formalisht nga te tanë, vazhdojnë me mbetë sfidë e me u cenue nga barrierat ligjore e kulturore, si pasojë e stereotipeve gjinore, të pranishme sin ë familje edhe në jetën publike.

Kështu vlerëson Instituti Demokratik i Kosovës, që ka vendos me shënue 8 Marsin e 2016’s ma ndryshe nga vjet tjera, tue synue me mbështetë zhvillimin e demokracisë dhe të kapitalit të saj njerëzor.
Politika që sot KDI prezanton u jep mundësi grave të punësuara në organizatë të shfrytëzojnë ditë të lira shtesë për ciklin natyral të trupit të tyre, pa cenuar benefitet e pushimit vjetor apo shëndetësor të përcaktuar me ligjin e punës. Politika e pushimit menstrual u jep të drejtë grave të punësuara në KDI që lirshëm të marrin ditë të lirë nëse ato duan, por kjo nuk është e detyrueshme. Prandaj KDI në vend të urimit për 8 marsin inkurajon institucionet publike e private që të vendosin politika të ngjashme për gratë që punojnë në institucionet e tyre, pa i diskriminuar ato në obligim të pushimit vjetor apo shëndetësor”, thuhet në njoftimin e tyne.