Kemikale kancerogjene në Colgate

Simbas tana gjasave, Colgate asht pasta e dhambëve ma e kërkueme n’botë.

Por, në nji studim të fundit asht zbulue se egziston nji substancë e rrezikshme në Colgate, e quejtun “Tricolsa”, e cila mundet me zhvillue kancerit dhe me shfaq sëmundje të tjera.

Studimi i publikuem në “Chemical Research in Toxicology”, ka zbulue se kjo kemikale nxitë rritjen e qelizave të kancerit, nëse përdoret në masë të madhe.

Në të egziston nji substancë shumë e rrezikshme që mundet me depërtue përmes lëkurës dhe me u fut në gjak, tue shkaktue mosbalancim hormonal.

Edhe pse ka mjaft studime e dëshmi, Colgate ende vazhdos me i shit produktet e veta tue thane se i ka të sugurta.

Kanada asht vendi i parë dhe i vetëm në botë që e ka ndalue Triclosanin, i cili gjendet në këtë paste.