Keni ndigjue ma parë për terapi me anë të pickimit të bletave?!

Terapia me anë të bletëve asht pjesë e trajtimeve mjekësore alternative, e cila përdor helmin e bletëve për me i shnosh disa smundje shumë të randa.

Kjo metodë e mjekësisë alternative, e quejtun “apiterapi”, përdor polenin, helmin e bletëve, peltet mbretnore dhe mjaltë në procedurat e saja.

Pickimi i bletës ka shumë veti të shnoshjes dhe ndihmon në përmirësimin ose zhdukjen e smundjeve kronike dhe autoimune, si:

Sklerozën e shumëfishtë
Alergjitë
Artritin
Disa probleme kardiovaskulare si aritmia
Tensionin e naltë të gjakut
Hipogliceminë
Variçet
Çrregullimet në ciklin menstrual
Smundje të likurës si melanoma ose hipersensivitet
Disa sëmundje nervore

Lista e smundjeve që ajo shnosh në fakt nuk mbaron me kaq, por vazhdon edhe shumë. Lajmi i mirë asht se kjo procedurë, edhe pse shumë e dhimbshme, asht e sigurt dhe pa pasoja. Lajmi i keq asht se numri i personave të specializuem për kryemjen e kësaj procedure asht shumë i vogël .

Si kryhet saktësisht kjo procedurë?

Tradicionalisht kjo procedurë kryhet tue përdorur bleta të gjalla, të cilat kanë me lshue thumbin e tyne në pjesë të caktueme të trupit. Personi që ka marrë përsipër të kryejë procedurën duhet ta dijë me saktësi se ku duhet të lshohet thumbi. Përveç faktit që bleta duhet vendosë në zonën e infektueme, shumë nga praktikuesit njohin pikat e duhuna të akupunturës. Koha ma efikase për helmin e bletës asht në përfundim të pranverës dhe fillimit të vjeshtës. Kjo, sepse gjatë kësaj kohe bletat kanë mundësi të mbledhin ma shumë polen dhe kjo i lejon ato të prodhojnë nji helm ma të fuqishëm se zakonisht.

A asht kjo terapi me të vërtetë efikase?

Shumë persona dyshojnë te efikasiteti i kësaj procedure, por nga ana tjetër ka shumë persona që dëshmojnë për rezultate mbas kësaj kure. Helmi që vjen nga thumbi i bletës ka shumë substanca aktive, si proteina, aminoacide dhe enzima. Gjithashtu përmban elemente që luftojnë inflamacionin dhe dhimbjen.

Duhet përmendë se trajtimi me anë të pickimit të bletëve mund të shkaktojë skuqje, dhimbje, inflamacion dhe frymje. Në fakt, krejt këto efekte anësore kallxojnë se terapia asht tue funksionuae. Sa ma të randa të jenë pasojat në dokje, aq ma i shpejtë ka për të qenë shnoshja.

Ka nji pjesë njerëzish, të cilët janë alergjikë ndaj pickimit të bletave, dhe për këta persona ndërmarrja e nji procesi të tillë mund të shkaktojë vdekje në rast se nuk trajtohet shumë shpejt. Prandaj, asht e randësishme ta dini që para se të ndërmerrni përsipër kryemjen e procedurës, duhet me ditë nëse jeni ose jo alergjikë.