Keni pika t’bardha n’ftyrë? Qe çka janë

Milia, e njohun ndryshe si “pikat e qumështit”, asht nji sëmundje e lëkurës që shpesh ngatërrohet me pikat dhjamore dhe mundet me i prekë si bebet ashtu edhe të rritunit. Milia asht nji lloj kisti i lëkurës, i mbushun me nji proteinë të njohun si keratinë dhe shfaqet në formën e pikave të bardha të vogla në ftyrë.

Këto pika shfaqen kryesisht rreth syve, hunës dhe gojës. Por, teksa tek fëmit largohet ma shpejt, tek të rritunit mund t’jetë disi ma e vështirë për me i hek. Dy janë shkaqet kryesore se përse njerëzit zhvillojnë pika të qumështit. Njana, ma e zakonshme te fëmit, ndodh mbasi gjandrat e tyne të njersës nuk janë të zhvillueme sa duhet.

Por, ato munden me u krijue edhe nga damtimi i lëkurës, qoftë nga ekspozimi në dill, djegia, lëkura e ashpër dhe ndonjiherë nga përdorimi i kremnave me steroide. Teksa këto tipe milium mund të jenë disi të sikletshme për tu hek, ka disa mënyra natyrale që mund të ndihmojnë në largimin e tyne.

Lang limoni dhe sheqer

Përzijni 2 lugë çaji sheqer, me gjysë kokrre lang limoni, si dhe nji lugë vaj. Vendoseni në ftyrë masën dhe leni me veprue për rreth 30 min.

Mjaltë natyral

Mjalta ka veti të mëdha shëruee dhe përdoret prej mijëra vitesh për kurime të ndryshme. Për ma shumë efekt përzijni mjaltin me sheqer.

Vaj kastori

I njohun për vetitë shëruse, vaji i kastorit asht tepër i mirë për lëkurën. Përzijni me vaj ullini dhe vendoseni në lëkurë. Leni derisa t’jetë përthith nga lëkura masandej shpërlani ftyrën.

Pastrone ftyrën me avull

Nji praktikë tepër e njohun për pastrimin e lëkurës nga toksinat e ndryshme. Avulli ban t’mundun hapjen e poreve dhe çlirimin e papastërtive.

Hiqni makijazhin para gjumit

Kjo duhet t’jetë nji praktikë e përhershme, mbaasi makijazhi irriton lëkurën dhe mundet me shkaktue papastërti.

Rrini n’hije

Gjatë ditëve të nxehta përpiquni të rrini sa ma shumë n’hije,. Rrezet e dillit mund t’jenë të damshme për lëkurën dhe mund ta damtojnë atë.