Keni qëndrim jo të drejtë të qafës? Lehtë mundeni me rregullue

Shumë njerëz e kalojnë ditën tue u përkulun për me gatue, pastrue enët, përkulen gjatë qëndrimit në kompjuter etj. Por, përkulja e qafës ban që na me zhvillue nji dukuni të njohun si “kryet e zgjatun para”, dhe asht e damshme për shneten.

Kjo dukuni mundet me rezultue në dhimbje te personat në moshë, prandaj asht mirë që qysh në moshë të re me ja nisë ushtrimeve për me rikthye qafën në pozicion natyral.

Dr. Paula Moore, kiropraktike, në videon e saj shpjegon shkaktarët dhe pasojat e kësaj dukunie. Por, veç këtyne, ajo gjithashtu këshillon se çfarë ushtrime duhet me ba për me parandalue dhimbjen dhe keqësimin e kësaj dukunie.

Për detaje ma të hollësishme kqyreni videon e Dr. Paula Moore.