Kështu duhet me veprue nëse qendroni para kompjuterit çdo ditë!

kompjuteri

Në ditët e sotme shumica e punëve janë të lidhuna ngushtë me pajisjen teknologjike kompjuter, për këtë asht e randësishme që për të shmang dhimbjet e qafës, problemet e syve dhe nji mori çashtjesh të tjera, përpiquni të bani këto tetë ndryshime të lehta në rutinën tuej.

Këshillat që ju duhen në raste të tilla janë;

Mbani kontakt të mirë kompjuter-sy: Mbani paralelisht sytë me ekranin e kompjuterit ndërkohë që punoni, kjo do të evitojë lodhjen e syve.

Qëndroni të hidratuem: Pimja e ujit asht thelbësore për shëndet të mirë. Përveçse ndihmon në ranien në peshë, për të pasë nji lëkurë të shëndetshme dhe për të fitu ma shumë energji, konsumimi i ujit do t’ju detyrojë të çoheni nga karriga për të mbush gotën ose për të shkue në tualet.

Vendosni alarm: Sa herë që bie alarmi, kujtohuni të ecni pak nëpër zyrë, si nji mënyrë për të pushu.

Shmangni ashensorin: Përpiquni të përdorni shkallët në vend të ashensorit. Parkoni makinën sa më larg të jetë e mundur, në mënyrë që të keni mundësi të ecni çdo ditë.

Qëndroni pak minuta jashtë tavolinës: Kryemja e disa ushtrimeve të thjeshta mund të jetë çelësi për t’u relaksu e për të vazhdu punën me ma shumë efikasitet.

Rrisni madhësinë e shkronjave në kompjuter: Shpesh shkronjat e vogla mund të jenë shkaktarë të dhimbjes së kokës.

Shplodhni sytë: Mbajtja e syve për nji kohë të gjatë n’ekranin e kompjuterit mund t’ju sjellë probleme me shikim ose dobësim të tij. Përpiquni që disa herë gjatë ditës të fokusoni vështrimin jashtë dritares.

Hapni dhe mbyllni sytë shpesh herë: Përpiquni të ndiqni rregullin 20­20­20 të shikimit të ekranit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni nji objekt që asht 6 metra larg për 20 sekonda.