Kështu mundeni me humb peshë, tue hangër pica!

Ma në fund andrrat tuea bahen realitet. Nji studim i publikuem në menshealth zbulon se edhe tue hangër pica mund të humbni peshë.

Kjo nuk asht hajgare.

Gjaja më e randësishme asht të dini se kur mund t’i hani ato.

Krejt mundoheni të jeni të arsyeshëm, por dihet se dietat janë nji makth për shumicën prej jush, mbasi duhet të hekni dorë nga thuejse nga tana ushqimet që preferoni.

Simbas studimit, ju nji herë në javë mund të merrni “pushim” nga dieta juej dhe të hani pica, akullore ose edhe ndonji ushqim tjetër që asht fajtor pse ju nuk mund të humbni peshë.