Këto fruta meritojnë nji ‘Oscar’ për efektet e tyne të veçanta në bukuri

Nëse jeni në kërkim të frutit të përsosun për problemin tuej të likurës, mos kërkoni ma shumë.

Ne kemi renditë nji listë të frutave ma efektive për bukurinë, e cila ka me ju dhanë likurës tuej shkëlqimin rinor që ju dëshironi dhe e ban atë të butë dhe të shnetshëme përsëri.

-Rrushi

Rrushi ka shumë vitamina, minerale dhe polifenole që neutralizojnë ndikimin negativ që radikalet e lira kanë në likurën tuej. P

Pastrues i ftyrës: Shtypni pak rrush me nji pirun dhe lyeni nji top pambuku me langun e tyre. Aplikoni langun në ftyrë dhe në qafë butësisht, tue heqë të gjitha papastërtitë nga ftyra juej.

-Dredhëzat

Langu i dredhëzave përmban tanin, nji substancë që forcon kapilarët. Langu i shijshëm i dredhëzës vepron si nji tonik freskues, tue e ba likurën tuej të butë, të ndihet e ripërtërime.

-Mollat

Mollat e bajnë likurën tuej të butë, nxjerrin toksinat e grumbullueme dhe gjithashtu vepron si tonik freskues.

-Dardha

Dardha ka shumë tanin, dhe ka nji përbamje me veti të shumta tonifikuese. Gjithashtu, parandalon akumulimin e sebumit dhe rekomandohet për likurën e lodhun, e mvarun dhe të yndyrosun.

-Limonat

Limonat janë të pasuna me vitamina, flavonoide, acid limoni dhe enzime. Langu i limonit ka nji veti të forcimit të fuqishëm të likurës dhe zbardhjen e saj dhe asht efektive për pastrim dhe përtëritje të thellë./Shije

Shperndaje në: