Këto janë 10 arsye pse keni dhimbje në qafë!

1. Jeni të brengosun se qafa e bllokueme mund të jetë rezultat i brengosjes, nga tensioni në trup që shkaktohet nga brengosja.

Nëse dëshironi të liroheni nga ajo provoni disa ushtrime të frymëmarrjes apo meditime që ju ndihmojnë të relaksoheni.

2. Fajësoni jastekun tuej:

Tendosja e muskujve të qafës deri në shpatull, asht nji ndër arsyet kryesore të dhimbjes së qafës. Të shumtën e rasteve kjo ndodh për shkak të gjumit në pozita jo të duhuna, dhe mund të shmanget nëse përdorni nji jastëk të mirë.

3. Përdorimi i telefonit:

Përkulja e kokës nga përdorimi i telefonit të mençun apo nga tabletat për nji kohë të gjatë mundet me dergue drejt nji sindrome te njohun si “text neck”.

Përkulja e kokës përpara detyron muskujt e qafës me mbajtë kryet naltë. Mbajtja e trupit në mënyrë jo të duhun mundet me shkaktue probleme të ngjashme.

4. Lendim tue notue:

Të bësh zvarritje para me shpejtësi të naltë mund të tendos qafën, rrotullimet e përsërituna tue e kthye kokën nga njana anë në tjetrën.

5. Keni nji infeksion:

Ka shumë limfa rreth qafës edhe kur trupi po e lufton nji virus, ato mund të aktivizohen shpejt dhe mund të mbushen.

6. Shtylla kurrizore asht e thatë:

Shtylla kurrizore në pjesën e qafës asht e perbame nga shtatë kocka të ndame nga disqet. Mbas lindjes këto disqe janë 80 për qind ujë, por me kohë ato thahen, dhe si rezultat bahen të ngurtë dhe të ndjeshëm.

7. Ka rreshqitë nji disk

Përderisa sëmundja e diskut të shtyllës kurrizore mund të jetë nji proces i ngadalshëm, nji disk i rrëshqitun mundet me ndodhë shpejt mbas nji damtimi apo traume në qafë.

8. Jeni thumbue nga nji insekt

Nji qafë e ngurtë mund të jetë simptomë e semundjes Lyme, nji infeksion bakterial i transmetuem nga thumbimi i shpejtë i cili prek 2.000 deri në 3.000 njerëz në Angli çdo vit.

9. A keni ndigjue për ankylosing spondylitis?

Ankulosing spondylitis (AS) asht nji gjendje inflamatore, nji lloj i artritit që ndikon në nyje.

Redukton fleksibilitetin e shpinës dhe shkakton rritjen e kockave të reja afër rruzave.

10. Damtim i zverkut

Kjo ndodh për shkak të levizjeve të shpejta të kokës mbrapa dhe më pas përpara, që dergon në tendosjen e ligamenteve të qafës. Rasti ma i zakonshëm asht aksidenti me veturë. Përveç dhimbjes dhe tendosjes asht mirë të mbani qafën tuej drejt në mënyrë që të përmirësoni gjendjen.