Këto janë 10 mite rreth trupit tonë qe duhet me i harrue!

Ka aq shumë informacion rreth nesh në ditët e sotme, aq sa shpesh e kemi të vështirë me ndaj nji të vërtetë nga nji rren.

Dhe, ndonjiherë besimi i njerëzve asht jo vetëm i çuditshëm, por edhe i damshëm.

Qe disa nga mitet ma popullore rreth trupit njerëzor dhe të vërtetat që mshifen mbas tyne.

1. Mit – Na përdorim vetëm 10 për qind të trunit.

Fakt – Pjesa ma e madhe e korteksit të trunit punon me kapacitet të plotë edhe kur jemi tue flejt n’gjumë.
2. Mit – Qelizat e trunit pushojnë së rrituni kur arrijmë moshën madhore.

Fakt – Neuronet zhvillohen dhe ndryshojnë gjatë gjithë jetës sonë.

3. Mit – Shikimi damtohet kur lexoni nji libër natën ose në nji monitor kompjuteri

Fakt – Sytë tuej lodhen shpejt mbas kësaj, por çlodhen plotësisht mbas nji pushimi.

4. Mit – Majat e djeguna të flokëve munden me u eliminue përmes shampove apo ballsamit.

Fakt – Majat e djeguna të flokëve mund të eliminohen ose zhduken vetëm tue i pre ato.

5. Mit – Njeriu ka vetëm 5 shqisa: shikimi, ndegjimi, nuhatja, prekja dhe shija.

Fakt – Kemi të paktën 21 shqisa, p.sh: shqisën e balancës dhe të temperaturës.

6. Mit – Asht e lehtë të ftohesh kur asht ftohtë.

Fakt – I ftohti shkaktohet nga viruset, jo nga temperatura e ajrit.

7. Mit – Pimja e alkoolit të nxenë.

Fakt – Alkooli përhapet n’enët sipërfaqësore të gjakut, tue ba që të ndiheni ma të ngrohtë.

8. Mit – Djersa largon toksina nga trupi juej.

Fakt – Gjandrat e djersës qetësojnë trupin tuej.

9. Mit – Karota përmirëson shikimin.

Fakt – Karota ndihmon në parandalimin e degjenerimit të muskujve, por nuk permirëson shikimin.

10. Mit – Dhambët e shëndetshëm duhet të jenë borë të bardhë.

Fakt – Ngjyra natyrale e dhambëve asht e verdha e lehtë.