Këto janë 8 mënyra për me humbë peshë derisa fleni

gjumiiiora

Cili asht vendi ma i mirë në botë për me humbë peshë?

“Palestra!” thonë instruktorët e palestrave, “kuzhina!” thonë specialistët e ushqimeve, dietologët, shitësit e produkteve organike dhe shefat që planifikojnë dieta fallse për masën.

Duket se e kanë të gjithë gabim. Vendi i vetëm që ju ndihmon për ranien në peshë asht dhoma e gjumit.

Nuk ka randësi sa milje ecni apo sa ushqime hani, nuk do t’i arrini qellimit për me u dobësue nëse nuk flini mjaftueshëm.

Prandaj hapni sytë!

Këto janë 8 sugjerime të bazueme në shkencë për me humbë kilogramet, ndërsa jeni tue ba nji sy gjumë:

1. Vendos orar të caktuar në kuzhinë – Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Cell Metabolizm”, ngrënia herët e vaktit të darkës ndihmon për rënien në peshë, edhe nëse keni ngrënë shumë gjatë ditës. Gjatë një eksperimenti të kryer tek minjtë, kërkuesit shkencor vendosën një grup minjsh në dietë të shëndetshme të pasur me kalori për 100 ditë. Gjysma e tyre u lejua të ushqehej gjatë gjithë ditës dhe natën me një dietë të shëndetshme dhe të kontrolluar, ndërkohë pjesa tjetër kishin të drejtë të ushqeheshin për 8 orë, por mund të hanin çfarë të donin. Rezultatet ishin këto: minjtë që u ushqyen me orar qëndruan të dobët, ndërsa minjtë e tjerë të cilët hëngrën me uri gjatë gjithë kohës u shëndoshën, edhe pse të dy grupet konsumuan të njëjtën sasi të kalorive!
2. Konsumoni ushqime të lehta të pasura me proteina – Proteinat rrisin metabolizmin në trup dhe ndihmojnë në djegien e kalorive, prandaj gjatë vaktit të darkës duhet të konsumoni ushqime të pasura me proteina dhe të shmangni ato me yndyra dhe karbohidrate.
3. Përdorni mente – Një studim i publikuar në Revistën e Mjekësisë Neurologjike dhe Ortopedike ka treguar se njerëzit që nuhasin një karamele menteje çdo dy orë mund të humbasin rreth 2.2 kilogramë në muaj. Banania, molla jeshile dhe vanilja kanë po ashtu të njëjtin efekt. Ndizni një qiri me shije menteje në dhomën e gjumit para se të flini, që të mbushet dhoma me aromën e saj.
4. Le të jetë ftohtë – Një studim i publikuar në revistën “Diabetes” sugjeron se thjesht prishja e kondicionerit ose ulja e nivelit të ngrohjes në dimër mund të na ndihmojë të djegim yndyrën në bark ndërkohë që flemë gjumë. Temperaturat e ulëta rrisin efektivitetin e rezervave yndyrore, duke ndihmuar në djegien e yndyrës në bark. Pjesëmarrësit e studimit fjetën disa javë në dhoma me temperatura të ndryshme: mesatare, të ftohtë dhe të ngrohtë. Pas 4 javësh, personat që fjetën në dhomat e ftohta pësuan rënie të peshës.
5. Fikni dritën e dhomës – Sipas një studimi të publikuar në gazetën amerikane të Epidemiologjisë, ekspozimi ndaj dritës gjatë natës jo vetëm që ndërpret gjumin, por mund të rezultojë edhe si një faktor i shtimit në peshë. Subjektet e studimit që fjetën në dhoma të errëta kishin 21% më pak gjasa për t’u shëndoshur sesa ata që fjetën në dhoma të ndriçuara.

6. Dhoma me ngjyrë blu – Ka një arsye pse McDonalds, Burger King dhe Wendy kanë të njëjtat ngjyra te kuqe dhe të verdhë. Këto tone supozohet se dërgojnë në subkonshiencën tonë mesazhe që na bëjnë të ndihemi të uritur. A funksionon dhe në shtëpi ky truk? Gjatë një eksperimenti të kryer nga revista “Contract”, një grup vullnetarësh u vendosën në ambiente me ngjyra të verdhë, të kuqe dhe blu. Vullnetarët raportuan se dhomat e kuqe dhe të verdha të shtonin oreksin për ushqim.

7. Fshihni tabletin – Hulumtuesit sugjerojnë sesa më shume pajisje elektronike të kemi në dhomën e gjumit, aq më shumë shëndoshemi, sidomos fëmijët. Ata zbuluan se studentët që përdorin një pajisje elektronike kanë 1.47 herë më shumë gjasa të jenë mbipeshë sesa fëmijët që nuk përdorin këto pajisje në dhomat e gjumit. Kështu që lini tabletin tuaj në dhomën e ndenjes.
8. Fikni edhe televizorin gjithashtu. /Yahoo Health/