Këto janë deformimet që shkakton telefoni

Përdorimi i telefonit sjell probleme të shumta për trupin.

Simbas nji studimi amerikan të organizatës “O2 Mobile Life Report”, asht zbulu se si rreth 30% e përdoruesve të telefonave me prekje kanë pësue modifikime në duer.

Ndryshimi ma i dukshëm ka të bajë me formën e gishtërijve, ku vihet re rritja e gishtit të madh të dorës, i cili ka nji rritje mbi 10% se gishtat e tjerë.

Studimi konstaton se për dy nga pesë persona, priten ndryshime të matejshme, për shkak të përdorimit të shpeshtë të këtyne pajisjeve në pak vite.

Terapeuti i duarve, Nicola Goldsmith, thotë se për shkak të përdorimit të shpeshtë në telefona, muskujt e gishtit të madh janë ma të ndërlikuem dhe ma të fortë.