Këto janë disa veti kuruese të kepes së njomë

kepanjome

Kepa e njomë asht nji perime që ka nji randësi të veçantë për shëndetin.

Ajo ka nji ndikim të randësishëm në imunitetin e organizmit si dhe disa efekte të tjera të shëndetshme.

Kepa e njomë asht jashtëzakonisht e shëndetshme dhe ndihmon në shumë probleme shëndetësore, që do të ishte mirë ta konsumoni edhe pse ndoshta nuk ju pëlqen shija dhe era e saj.

Kemi zgjedh tre receta për problemet të cilat kjo perime i tejkalon me sukses.

Dhimbje fyti

Preni kepën në copa të imëta, shtoni xhenxhefil (gjithashtu i premë imët) dhe kripë.

Këta përbamës vendosini në ndonji enë për ti ngroh dhe më pas vendosni në ndonji peshqir ose ndonji leckë tjetër që në fund ta vendosni në pjesën që ju dhemb (në fyt, gjoks,

Kambë të fryme

Kepën e re zieni disa minuta. Pastaj vendoseni në blender dhe nëse asht e nevojshme shtoni pak ujë dhe përzieni derisa të fitoni masë homogjene (pastë).
Pastën e fitueme lyeni në kambët e fryme. Kjo recetë perdoret për ma shumë se 100 vite dhe asht shumë efektive.

Rrjedhje e vazhdueshme nga hunda

Shtrydhni kepën e re dhe në langun e fituem vendosni pak pambuk.

Pambukun e lagun me lang kepe vendoseni në hundë dhe zonën e sinuseve.