Këto janë shejat ma të zakonshme të kancerit që tanë i injorojnë

Dr Tony Bartone, i cili asht zavendëspresident i Shoqatës Mjekësore të Australisë, thotë se simptomat, të cilat janë të vazhdueshme munden me qenë simptoma të kancerit.

Personat, të cilët kanë pasë në familjen e tyne persona me kancer, gjithmonë duhet me qenë të kujdesshëm, e gjithashtu edhe ata që pijnë duhan duhet me qenë shumë të kujdesshëm.

Gripi

Përderisa temperatura e naltë e trupit zakonisht ndërlidhet me gripat e ndryshëm, në raste të rralla mundet me qenë edhe përpjekja e trupit për me i luftue qelizat kanceroze.

Dhimbje gjatë pertypjes

Nëse keni vështirësi me pertypë, kjo mundet me qenë shejë e kancerit në fyt apo kancerit ezofageal.

Humbja e peshës

Nëse e shihni se jeni tue humbë shumë peshë pa ndonji arsye të caktueme, kjo mundet me qenë shejë e kancerit.

Lodhja

Dr. Bartone thotë se lodhja mundet me u shkaktue si pasojë e shumë diagnozave të ndryshme, dhe kanceri asht pjesë e asaj liste.