Këto janë shejat që paralajmërojnë se keni nevojë për ujë!

shejatuji

Shpesh dehidratimi mund të vijë si pasojë e sëmundjeve, nxehtësisë ose ushtrimeve.

Ajo që duhet të bani asht të konsumoni sa ma shumë langje që të mos dehidratoheni.

Uji, langu i frutave, supat dhe akulli janë idealja për të mos u dehidratu.

Përpara se të filloni ushtrime shumë të lodhshme hidratohuni.

Gjatë verës pini ma shumë langje, sidomos ujë.

Shenjat që ju tregojnë se keni nevojë për ma shumë ujë n’organizëm janë:

 

Goja e thatë dhe etja:

Janë shenjat e para të dehidratimit. Mund të vueni gjithashtu edhe nga ngërçi muskulor, mund të keni ndjesi të fiktit dhe marrje mendsh, dhimbje kreje, lëkure të thatë dhe konstipacion.

Urina bahet e verdhë e errët:

Ngjyra e urinës asht nji tregues i randësishëm i shëndetit.

Kur pini sasi të mjaftueshme të ujit, urina asht e verdhë e zbehtë. Nëse ajo bahet e verdhë e errët, dhe duket ma e përqendrueme, kjo asht shejë që ju duhet të shtoni ujin në dietën tuej. Nëse nuk keni qenë në tualet për 2 orë ose ma shumë, kjo do të thotë që nuk keni pi ujë mjaftueshëm.

Dhimbja e kresë:

Dhimbja e kresë shkaktohet shpesh nga dehidratimi.

Kur presioni n’enët e gjakut bjen, kjo e ban të vështirë zemrën të pompojë oksigjen të mjaftueshëm në tru, e cila rezulton në dhimbje kreje.

Lëkura juej asht e thatë: në qoftë se keni lëkurë të thatë dhe pa elasticitet, kjo mund të sinjalizojë se jeni të dehidratuem.

Pimja e ujit mund t’ju ndihmojë të mbani pamjen rinore dhe lëkurën të shendetshme.