Këto janë shenjat e para të kancerit të gjinit!

kancerigjini

Çdo grue duhet të kujdeset për trupin e saj, e veçanërisht për pjesët ma të ndjeshme, si janë gjinjtë.

Ekzaminimi i rregullt i gjoksit, i cili mund të bahet edhe në shtëpi, mund t’ju ndihmojë të detektoni ndryshimet jonormale në gjoks.

Pjesë e këtyne gjanave jonormale mund të jetë edhe kanceri i gjinit që do të thotë se ju mund ta zbuloni atë ma herët dhe mundësitë për nji mjekim të suksesshëm vetëm sa rriten.

Ndër shejat e para të kancerit të gjinit janë gungat.

Në momentin që detektohet nji gungë, doktori do të bajë ekzaminim ma të hollësishëm, i cili edhe do të zbulojë se çfarë saktësisht asht tue ndodh në trupin tuej.

Shumë ekspertë shendetësorë bajnë të ditun se edhe gjenet luejnë rol të randësishëm në formimin dhe zhvillimin e kancerit.

Veç gjeneve, faktorët tjerë që ndikojnë në zhvillimin e kancerit janë edhe: Ambienti; Ushqimi; Stili i jetesës .

Edhe pse gungat në përgjithësi konsiderohen si paralajmërim i kancerit të gjinit, çdo dhimbje në gji asht nji alarm i cili duhet diskutu me doktorin.

Hulmutesit tek ‘MD Anderson Cancer Center’, Houston, shpjegojnë që kanceri i gjinit jo domosdoshmërisht shfaqet në formën e gungave.

Simptoma të tjera të kancerit të gjinit janë edhe pezmatimi, lëkura bahet ma e kuqe apo ma e trashë afër thimthit e të ngjashme.

Simbas Dr. Naoto Ueno, kanceri i gjinit ndonjiherë mund të vërehet nga nji gungë e vogël, e shpeshherë nuk ka gungë fare, thjesht lëkura duket pak ma ndryshe se zakonisht, që asht edhe arsyeja kryesore se përse kanceri i gjinit zakonisht nuk zbulohet në fazat e hershme.