Këto janë ushqimet që jau bajnë barkun rrafsh

Çaji i gjelbër

Nji pije shumë e mirë për bark të rrafshët asht çaji i gjelbër. Ky çaj përmban catechin’a, përbamës antioksidantë bimorë që kanë veti kundër obezitetit. Pija, gjithashtu përmban kafeinë, që mundet me ndihmue me përshpejtue metabolizmin. Në nji studim në vitin 2012 te kinezët e rritun, çaji reduktoi sasinë e këtij lloji të rrezikshëm dhjami mbas 12 javësh.

Votë

Sasia e duhun e proteinave në dietën tande asht esenciale me ndejt i/e padhjamosun. Njerëzit që hajnë rregullisht “burime cilësore proteinash”, ose ushqime që ofrojnë afërsisht 10 gramë aminoacide esenciale (si vo, mish pa dhjamë dhe tambël) çdo racion kanë ma pak dhjamë abdominal, ka raportue nji studim në revistën Nutrition & Metabolism.

Avokadot

Nëse e përdor, je me fat. Nji studim i fundit ka zbulue që avokado mundet me ndihmue në zvogëlimin e shifrave të perimetrit të mesit, presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, të shoqnueme me sindroma metabolike, nji grumbull faktorësh rreziku që rritin mundësitë për smundje zemre, atak dhe diabet.

Kikirikat

Kikirikat renditën ndër ushqimet me ngarkesë ma të ulët glicemike, tue ndihmue me mbajtë glukozën në nji nivel të balancuem. Kjo asht e randësishme, sepse, siç thuhet në nji studim të Universitetit të Alabama’s në Birmingham, kërkuesit dolën në përfundimin që burrat dhe gratë mbipeshë, që ndjekën nji dietë me ushqime me ngarkesë glicemike të ulët për 8 javë, patën 11 për qind ma pak dhjamë rreth organeve sesa ata me nji dietë të kundërt.