Këto sheja ju kallxojnë se ju ka kapë depresioni

Depresioni, veçanërisht në rastet ma të mshefta nuk përfshin gjithnji lot apo ndjesi të mungesës së lumtunisë. Por këto janë disa nga shejat se qysh mundeni me kuptue ate.

Mshefja e ndjenjave

Ju mundeni me qenë nji person që arrin me mshefë shumë mirë depresionin e tij. Për këtë arsye të tjerët munden me mendue se jeni nji person në kërkim të profesionit dhe karrierës. Por, jo gjithnji përqendrimi në punë asht i lidhun me të qenit të përqendruem te diçka dhe jo të shpërqendruem nga diçka tjetër.

Mungesa e lumtunisë apo mërzisë

Edhe pse në dokje e pazakontë, në të vërtetë nji person që i përjeton thellë ndjenjat e tij asht ma i shnetshëm dhe ma i kënaqun në kuptimin afatgjatë. Nji shejë e msheftë e depresionit, mungesa e lumtunisë apo mërzisë duhet luftue sa ma shumë me praninë e miqve.

Sheja tjera:

Keni nji jetë të ngarkueme, inatoheni për gjana të zakonshme, jeni të pakujdesshëm, nuk ju pëlqejnë aktivitetet që ma parë i keni adhurue…