Këto sheja kallxojnë se duhet me pi ma shumë ujë

Deri tash sigurisht shumë herë keni ngue apo lexue për atë se sa i randësishëm asht uji për shneten tonë, por edhe për pamjen tonë të bukur. Mjaft folet edhe për sasinë e duhun, por ju të gjitha këto informata i merrni diqysh, por nuk i praktikoni.

Ma poshtë po ju sjellim disa sheja, të cilat kallxojnë se ju duhet me pi a shumë ujë:

Jeni të lodhun

Nëse ju ndjeheni vazhdimisht të lodhn edhe pse fleni të paktën tetë orë në ditë, ndoshta edhe ma shumë, kjo asht ni shejë e qartë e dehidrimit.

Nuk mundeni me u koncentrue dhe nuk jeni në ‘disponim’

Siç kemi mësue shumë kohë ma parë në kimi, uji asht nji substancë pa ngjyrë, erë dhe shije, por pamvarësisht nga këto karakteristika ai vërtetë ndikon në gjendjen psikike. Nëse ndjeheni i ngadalshëm, nuk mundeni me u koncentrue, përveç kësaj jeni edhe në disponim “të plogësht”, atëherë sigurisht që asht mungesa e ujit.

Keni dhimbje kreje

Nëse nuk asht nga vera, atëherë asht nga mungesa e ujit. Përveç asaj se jeni të lodhun dhe pa disponim, dhimbja e kresë gjithashtu kallxon se trupi juej kërkon ujë!

Keni erë të keqe

Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm, goja juej ka me qenë e thatë, dhe kështu krijohet nji terren i favorshëm për bakteret dhe natyrisht – erë e keqe. Përveç higjienës së rregullt, pini ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës!