Këto smundje i shnosh krypa

Krypa natyrore e detit krijohet përmes proceseve natyrore të avullimit të ujit të krypun, ndërkohë që përbamësit ruhen. Pikërisht, kjo asht arsyja se pse ajo asht shumë e shnetshme dhe ndihmon në parandalimin ose trajtimin e shumë smundjeve apo problemeve të shnetës.

Forcon sistemin imunitar
Organizmi asht ma rezistent ndaj gripit, alergjisë, viruseve dhe smundjeve të tjera autoimune.

Ndihmon në humbjen e peshës
Krijon langjet tretëse në organizëm, kështu që ushqimi tretet ma shpejt. Pra, e parandalon akumulimin e ushqimit në traktin tretës, gja që mundet me shkaktue kapsllëk dhe trashje.

Smundjet e likurës
E zbutë likurën e thatë dhe krumjen, por ndikon mirë edhe kundër smundjeve të randa si psoriaza dhe ekzema. Lamja me te i hap poret, e përmirëson qarkullimin në likurë dhe i hidraton indet.

Astma
Krypa e detit asht efektive për uljen e inflamacionit në sistemin respirator. Ajo e ngadalëson prodhimin e mykut tue e ba ma të lehtë frymëmarrjen.

Zemra
Nji gotë ujë me krypë deti mundet me ndihmue në uljen e kolesterolit të naltë, tensionit të naltë dhe e rregullon punën e zemrës. Asht nji luftar i madh kundër aterosklerozës, sulmit në zemër dhe infarktit.

Diabeti
Krypa e detit mundet me ndihmue në zvogëlimin e nevojës për insulinë, për shkak se ajo asht e mirë për ruejtjen e niveleve të përshtatshme të sheqerit në gjak.

Osteoporoza
Pak ma shumë se nji e katërta e krypës, e cila gjendet në organizëm ruhet në eshna. Kur trupit i mungon krypa dhe uji, ai fillon ta ‘tërheqë’ natriumin nga eshnat, gja që mandej mundet me shkaktue osteoporozë. Kështu, tue konsumue mjaft ujë dhe krypë të detit me masë, mundemi me parandalue osteoporozën.