Këto tri pije shkatërrojnë thartinën në lukth!

ilacet

Këto mëlmesa me siguri i keni në shtëpinë tuej, por nuk e dini që bajnë mrekulli kundër thartinës në lukth.

Nëse shpesh vueni nga thartina në lukth, nuk jeni të detyruem të vraponi mbas ilaçeve.

Përdorni artikujt ushqimorë, të cilët i keni në kuzhinë dhe bani ilaçe efikase natyrore.

Ilaçi me borzilok:

Kur i hetoni simptomat e para të tajitjes së thartinës në lukth dhe të djegësinës, merrni dhe përtypni fletët e pastrueme të borzilokut. Gjithashtu mund të zieni 3-5 fletë borziloku në nji filxhan uji, por mos i shtoni qumësht.

Pija me kanellë:

Kanella asht ilaç i shkëlqyeshëm për problemet me tretjen dhe telashet e lukthit. Shtoni nji lugë të vogël kanellë në nji filxhan uji dhe ngroheni. Lëreni të vlojë disa minuta, pastaj hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Ky çaj me kanellë duhet të pihet dy deri tri herë në ditë.

Zingiberja (Eugenia cariophullata) si ilaç:

Kjo mëlmesë mund të zvogëlojë tajitje të thartinës në lukth dhe t’eliminojë gaznat. Vetëm përtypeni disa kokrra zingibereje gjatë ditës. Asht ilaç efikas kundër erës së keqe edhe përziemja e zingiberes dhe kardamomit.