Kimioterapia po vret pacientët!

Pacientët duhet të paralajmërohen për rreziqet që vijnë mbas nënshtrimit të kimioterapisë, mbasi kërkimet e fundit kallxojnë se kjo lloj terapie asht shkaktare për vdekjen e 50% të pacientëve në disa spitale në Britaninë e Madhe.

Për herë të parë në vendin ishullor u ba nji kërkim për numrin e personave, të cilët ndërruen jetë vetëm 30 ditë mbas nënshtrimit të kësaj terapie, tue dyshue se kimioterapia asht arsyeja e vërtetë e vdekjes dhe jo kanceri.

Në studimin e autoritetit anglez për shnetën publike dhe të atij për kërkimet e kancerit thuhet se në tanë Anglinë rreth 8.4% e pacientëve me kancer në mushkni dhe 2.4% me kancer gjini ndërruen jetë për nji muej.

Tue i shqyrtue nji nga nji të dhanat, kallxohet se në disa spitale mbi 50% e pacientëve vdesin në nji muej mbas nënshtrimit të kimioterapisë.

“Kimioterapia asht nji pjesë e randësishme e trajtimit të kancerit dhe arsyeja kryesore pse asht rritë numri i të mbijetuemve nga kjo smundje në dekadat e fundit. Asht e vërtetë që ky lloj trajtimi asht i randë, ashtu siç asht e vertetë që në shumë spitale vdekjet janë shtue”, u shpreh Dr. Jem Rashbass.

Ky studim përfshiu mbi 23 mijë femna me kancer të gjinit dhe rreth 10 mijë aeshkuj me kancer në mushkni, të cilët iu nënshtruen kimioterapisë në vitin 2014. Nga ata të cilët iu nënshtruen, 1383 pacientë ndërruen jetë mbrenda 30 ditëve.

Kimioterapia asht helm për trupin mbasi nuk arrin me ba diferencën mes qelizave të shnosha dhe atyne kancerogjene.

Ky studim këshillon doktorët që me qenë ma të kujdesshëm në përzgjedhjen e pacientëve që duhet me ju nënshtrue kimioterapisë, mbasi në disa raste, ajo mund me ju ba ma shumë dam se sa mirë.