Kina ja ndalon me ngjinue Ramazanin, qe kujna!

Qeveria kineze ju ka ndalue me ngjinue shërbyesve civil, mësuesve dhe nxanësve gjatë muejit të shejtë të Ramazanit, në nji rajon që kryesisht banohet nga myslimanët.

Në Xinjiang ku 58 përqind e banorëve janë mysliman, restorantet janë urdhnue me vazhdue punën normalisht si ditëve të tjera.

Përderisa shumica e myslimanëve në botë janë tue ngjinue prej agimi deri në mbramje gjatë këtij mueji, kjo praktikë po ndalohet në Kinën komuniste.

“Anëtarët e partisë, nënpunësit civil, studentët dhe të mitunit nuk duhet me ngjinue gjatë Ramazanit dhe nuk duhet me u ba pjesë e asnji aktiviteti fetar”.

“Gjatë këtij mueji, dyqanet ushqimore nuk duhet n’asnji menyrë me qëndrue të mbylluna”, shkruhet në lajmërimin e qeverisë.