Kinezët pak vuejnë nga kanceri, kjo grue aplikoi metodën e tyne për me kapërcye smundjen!

A kini ndigjue për Jane Plant? Ajo asht nji profesoreshë që u diagnostifikue me kancer në moshën 42 vjeçare. Kur ajo u diagnostifikue, menjiherë mendoi se karriera e saj përfundoi dhe se jeta e saj e humbi çdo kuptim. Megjithatë, ajo vendosi me “luftue”.

Kanceri ju rikthye 4 herë para se ajo të shnoshej plotësisht. Ajo që bani Jane ishte nji ndryshim i plotë i dietës dhe mënyrës së jetesës. Kur ajo u smu për herë të parë, bashkëshorti i saj punonte në Kinë.

Ai filloi me ba kërkime për kancerin dhe të dy e kuptuen se shumë pak njerëz ishtin të smutë me kancer në Kinë. Ai zbuloi se ata kanë nji dietë të veçantë. Dieta kineze asht bazue në ushqime që kanë nji numër shumë të vogël të yndyrës dhe të pasuna me fibra, të cilat janë shumë të randësishme në luftën kundër kancerit të gjinit.

Gjithashtu, kinezët nuk hanë shumë produkte dhe nënprodukte të tamblit. Ajo arriti në përfundimin se ky asht thelbi i problemit.