Kini nji nga këto 5 simptoma? Dijeni që nuk asht shej e mirë

Ushqimi jo i shnetshëm don me thanë që na nuk marrim sasi të mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve të randësishme për sistemin tonë të tretjes. Mungesa e disa vitaminave dhe mineraleve mundet me çue në çrregullime të ndryshme. Kështu që në këtë artikull, na kemi me ju paraqitë këto 5 simptoma që ju ndihmojnë të identifikoni kur diçka nuk shkon mirë me trupin tuej.

Të çamet anash buzëve;
Mungesa e vitaminës B;
Disa smundje të stomakut me rritjen e sekretimit të acidit;
Mungesa e dhambëve të pasmë;
Mungesa e hekurit (anemia);
Infeksioni i shkaktuem nga bakteret;
Kushtet e papërshtatshme sanitare dhe higjiena e dobët e gojës;
Njerëzit që vuejnë nga diabeti, sepse sistemi i tyne imunitar dobësohet;

Skuqje në ftyrë ose humbje e tepërt e flokëve;
Nji nga këto 5 simptoma asht edhe kjo. Mungesa e biotinës mund të manifestohet me skuqje të ftyrës, e cila shpesh shfaqet përgjatë vijës së kresë. Po ashtu, shoqnohet edhe me humbjen e tepërt të flokëve.

Gunga të kuqe ose të bardha që i ngjajnë akneve (në faqe ose krahë);
Gungat e kuqe ose të bardha, që janë të ngjashme me puçrat në pubertet mund të nënkuptojnë mosbalancë të hormoneve, por mund të shkaktohen edhe nga acidet yndyrore esenciale ose mungesa e vitaminës A dhe D.

Mpimje të duerve, kambëve dhe pjesëve të tjera të trupit;
Nervoziteti, mpimja e përkohshme dhe dridhjet mund të shkaktohen nga mungesa e acidit folik ose vitaminës B9, vitaminës B6 dhe B12. Ata janë të lidhuna direkt me sistemin nervor periferik dhe deficiti i tyne shkakton bllokim, gja që çon në ankth, depresion, lodhje dhe anemi.

Dhimbje të forta muskulore;
E fundit nga këto 5 simptoma asht kjo. Zakonisht shfaqet si simptomë e mungesës së magnezit, kaliumit dhe kalciumit. Nëse simptomat shfaqen shpesh, kjo mund të nënkuptojë mangësi kronike, e cila nuk mund të zgjidhet vetëm nga dieta dhe ushqimi i përmirësuem, por edhe nga konsumimi i mineraleve shtesë.