Kjo asht ajo çka ndodh, në momentin që lini duhanin! (video)

Krejt e dijmë çfarë damesh shkakton pimja e duhanit në trup. Por, a e dini se qysh ndikon në trup lania e duhanit?

Efektet e lanies së duhanit munden me qenë tronditëse, e veçanërisht kur ndryshimet afatshkurte dhe përmirësimet e shnetës me vështirësi vërehen.

Prandaj, AsapSCIENCE, ka publikue nji video, ku tregohet hap mbas hapi se qysh reagon në trup lania e duhanit – dhe e cila ka me ju shërbye si motivim.

Mbas 20 minutave:

– Ritmi i zemrës dhe shtypja e gjakut i rikthehen niveleve normale

– Të ftoftit që e ndjeni si pasojë e nikotinës, i rikthehet normales

Mbas dy orësh:

– Fillojnë dëshirat ekstreme për nikotinë, që shkaktojnë marramendje dhe vështirësi për flejt

– Kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të dopaminës, e cila lirohet nga nikotina

Mbas tetë orësh:

– Oksigjeni që gjendet në enët e gjakut i rikthehet normales, mbasi të pastrohet nga thithja e monoksidit të karbonit

Mbas 24 orësh:

– Fillon të zvogëlohet rreziku i zhvillimit të smundjeve koronare

Mbas 48 orësh:

– Nikotina dhe përbamësit e vet eliminohen krejtësisht nga trupi

– Nervat e damtueme fillojnë të ri-rriten

– Shqisat e shijes të cilat ishin damtue nga katrani dhe kimikalet e ndryshme fillojnë ta rikthejnë ndjeshmëninë e tyne (ushqimi fillon me pasë shije ma të mirë)

Mbas 72 orësh:

– Filloni të keni marramendje, dhimbje dhe depresion

Mbas nji mueji:

– Rreziku për zhvillimin e tipit 2 të diabetit, kancerit dhe smundjeve kardiovaskulare asht zvogëlue

Tre – nandë muej:

– Strukturat e damtueme në mushkni janë riparue

– Simptomat si kolli dhe problemet me frymëmarrje janë eliminue thuejse të gjitha

Mbas nji viti:

– Rreziku për zhvillimin e smundjeve të zemrës zvogëlohet për thuejse 50 për qind.

Mbas dhetë vjeteve:

– Mundësitë për zhvillimin e kancerit të mushknive zvogëlohen për rreth 50 për qind

Mbas 15 vjeteve:

– Rreziku për sulme në zemër i rikthehet nivelit të njajtë me dikend që nuk ka konsumue duhan asnjiherë në jetë.