Kjo asht arsyeja pse duhet me fillue mëngjesin me nji gotë ujë!

Qe pse duhet ta nisni mëngjesin me nji gotë ujë:

Detoksifikon trupin: uji ka me ju ndihmue me pastrue trupin nga toksinat e damshme si dhe uji nxit shpërbamjen e ushqimeve në stomak, për rrjedhojë ka me ju përmirësue funksioni i traktit tretës. Për të nxitë tretjen provoni të pini ujë ambienti dhe jo të ftoftë.

Nxit metabolizmin: konsumimi i ujit qysh në mëngjes ka me ju ndihmue të nxisni metabolizmin dhe ta filloni ditën ma me energji.

Qetëson dhimbjet e barkut: uji përmirëson qarkullimin e gjakut, relakson muskujt, qetëson dhimbjet e përgjithshme të barkut, sidomos dhimbjet menstruale.

Ndihmon në ranie peshe: uji i ngrohtë kishte me qenë ideal nëse doni me ra n’peshë. Uji i ngrohtë përshpejton metabolizmin dhe nxit djegien e yndyrave.

Nxit qarkullimin e gjakut.

Ngadalëson procesin e mplakjes: rrudhat dhe problemet e tjera të likurës vijnë si pasojë e dehidratimit. Nji gotë ujë në mëngjes, eliminon toksinat nga trupi, rrit elasticitetin e likurës dhe ngadalëson procesin e mplakjes.