Kjo asht lidhja që ka gjumi me depresionin!

gjumiii

Personat që zgjohen ma herët janë ma të dobët, ma të lumtun dhe ma të shëndetshëm se ata që zgjohen më vonë gjatë dites.

Studiuesit anglezë të Universitetit “Roehampton” kanë testu rreth 1100 mashkuj dhe femna për shprehitë e tyne të shëndetit dhe gjumit.

Rreth 13 për qind e të testuemve ishin persona që zgjoheshin herët.

Ky ves, tue u zgjue para orës 7:00 në mëngjes gjatë javës i ndihmonte të mos ndjenin nevojën për të qëndru gjatë në shtrat në fundjavë.

Rasti ma i keq janë njerëzit që qendrojnë zgjuer deri vonë, mbasi kjo gjendje u ndikon keq në shëndetin dhe lumtuninë e tyne.

Njerëzit e natës që ngrihen nga shtrati pak para orës 9:00 prej së Hanës deri të Premten dhe flenë gjatë të Shtunave dhe të Diellave, përbanin 6 për qind.

Ndërsa pjesa tjetër prej 81 për qind përfshinte njerëzit në mes të këtyne dy situatave.

Studiuesit kanë zbulu që njerëzit që zgjohen herët, kanë shenjat ma të pakta të depresionit dhe ankthit.

Ata po ashtu kishin ma shumë gjasa për të hangër mëngjes diçka asht lidhun me të qenit të dobët.

“Këto efekte të vogla në disa profesione dhe situata kanë avantazhe të qarta.”, tha hulumtuesi, Dr Jörge Huber.

“Nëse jeni person i mbramjes, nuk do të thotë që domosdoshmërisht të jeni person i mjerë, por ka nji ndryshim”, ka shtue ai.