Kjo asht menyra si me i heq kockat te gishti i madh!

gunga

Shpesh në gishtin e madh të kambës na shfaqen gunga që shkaktohen n’anë të gishtit të madh të kambës bajnë ndryshimin e strukturës së kockave.

Këto gunga janë nji çrregullim progresiv që ndryshojnë gradualisht kendin kockor të gishtit të madh.

Shkaqet e shfaqjes së këtyne gungave janë të ndryshme.

Ma kryesorja asht veshja e këpucëve të ngushta e me majë.

Simptomat e para të këtyne gungave janë dhimbje, inflamacion dhe skuqje.

Gjendja e tyne kur përkeqësohet shumë mund të çojë deri në operacion sepse mund të shkaktojnë dhimbje të forta dhe deformim kockor të theksuem.

Për të zhduk ose për të mos zmadhu këto gunga përveçse duhet të zgjidhni mbathjen e kepucëve të përshtatshme, ju mund të përdorni edhe këto mënyra alternative:

Vaj ullini:

Ngrohni pak vaj ullini de masazhoni pjesën e gungës për 15 minuta, 2 herë në ditë.
Ferkojeni fort gishtin në mënyrë që të nxisni qarkullimin e gjakut në atë zonë.
Biberi i kuq:

Biperi i kuq djegës përmban kaspicinë, nji substancë që ndihmon n’eleminimin e dhimbjeve dhe parehative të tjera.

Përzieni nji lugë vazelinë me nji lugë biber të kuq djegës. Vendoseni përziemjen mbi gungë dhe lidheni me fashë. Mbajeni për disa orë. Përsëriteni këtë procedurë çdo ditë.

Kube akulli:

Vendosni disa kube akulli në nji qese dhe vendosini mbi gungë për 10 minuta, persëriteni këtë metodë disa herë në ditë për të lehtësue dhimbjen dhe për të zvogëlue ajtjen.