Kjo asht pija “magjike” që pastron mushknitë nga pimja e cigares

Nëse prej disa vitesh me rradhë jeni duhanpimës, dami që i keni ba rrugëve respiratore asht shumë i madh, por jo i pakhyeshëm. Katrani që ka mbulue cipën e mushknive mundet me shkaktue dhimbje gjoksi, koll, bronkit e deri në qeliza kancerogjene.

Mbasi të keni hekë dorë nga cigarja, apo ta keni rrallue këtë të fundit, ju duhet të përshpejtoni procesin e pastrimit të mushknive tue pi pijen magjike që Living ka me dhanë ma poshtë.

Xhinxher: Kjo rrajë ka aftësinë për me eleminue mukozën shtesë në mushkni. Xhinxheri ka qenë i njoftun për fuqitë e tij të veçanta shëruese dhe mundet me i eleminue toksinat që munden me u gjetë në traktin tuej të frymëmarrjes.

Kepa: Mundet me i lehtësue simptomat e problemeve të ndryshme të frymëmarrjes dhe madje mundet me ndihmue në luftimin e kancerit.

Shafran i Indisë konsiderohet si nji nga erza ma të fuqishme. Shafran i Indisë përmban acide yndyrore omega-3, vitamina dhe minerale. Mundet me i luftue bakteret, viruset dhe qelizat kancerogjene.

Për këtë recetë, ka me ju dashtë:

Nji kilogram qepë

Nji rrajë e vogël xhinxheri

Nji litër ujë

400 gram mjaltë

Në nji litër ujë, shtoni mjaltin dhe vendoseni në zjarr.
Kur uji fillon me vlue shtoni kepën dhe rrajën e xhinxherit. (Kepa dhe xhinxheri duhen me qenë të preme)
Shtoni shafranin e Indisë kur përziemja vlon prapë.
Ulni zjarrin dhe leni përziemjen derisa të përgjysmohet.
Hiqeni nga zjarri dhe kur ftofet qiteni ne nji tegell.

Kjo pije duhet me u ruejt në frigorifer dhe duhet me u konsumue nga nji lugë në mëngjes esëll dhe në darkë përpara se hani.