Pija që pastron mushknitë prej duhani. Provojeni

pijaduhani

Duhani asht nji ndër veset ma të këqija që shoqnon shumë njereëz.

Pimja e tij shkakton probleme të shumta në çdo organ të trupit të njeriut.

Duhani asht veçanërisht i damshëm për mushknitë dhe asht nji nga shkaktarët kryesor të kancerit.

Për shkak të duhanit zhvillohen sëmundje të tilla si astma dhe bronkiti.

Ekspertët mjekësorë rekomandojnë këtë pije natyrale për të reduktu efektet negative të duhanit.

Për të përgaditë nji pije të tillë që ju vjen në ndihmë atyne që janë duhanpinës për ma shumë se pesë vite, duhen këta përbërës kryesorë.

 

Përgaditja:

 

Pak rrajë xhenxhefili, dy lugë çaji shafran, 400 gramë hudër e qërueme dhe e copëtueme, 1 litër ujë, 400 gr. sheqer kafe.

Në fillim vendoseni ujin në nji tenxhere dhe ngroheni atë, shtojeni sheqerin mbrenda.

Mbasi të vlojë uji shtoni edhe përbamësit e tjerë.

Vlojeni për pesë minuta dhe largojeni nga zjarri dhe prisni derisa të ftohet në nji temperaturë të dhomës.
Vendoseni langun në nji shishe qelqi dhe futeni në frigorifer.

Merrni dy lugë çaji nga kjo pije çdo ditë në mëngjes në stomak bosh dhe dy në mbramje mbas ushqimit të fundit.