Kjo grue luftoi kancerin e zorrëve me nji bimë natyrale…

Familja e Ivelisse Page ka nji histori të trishtueshme të kancerit të zorrës së trashë. Baba i saj vdiq nga smundja rreth të 30’ave. Nisun nga ky fakt, ajo filloi me hangër vetëm ushqime organike dhe me ba ushtrime të rregullta.

Por, cilësia e jetesës nuk pati efekte pozitive, sepse ajo u prek nga kanceri i zorrës së trashë në moshën 37 vjeçare.

Ajo kishte në 30 cm të zorrës së trashë rreth 28 nyje limfatike. Ma vonë iu hoq rreth 20 për qind e mëlçisë. Mbasi kishte ba shumë kërkime mbi smundjen e saj, nuk pranoi me ba trajtimin standart me kimioterapi. Ajo vendosi me përdorë bimën e veshtullës (viscum) si kurë natyrale dhe 7 vjet që nga diagnostifikimi i saj me kancer, ajo asht nji nga rastet që ka fitue betejën me kancerin, që statistikisht vetëm 11 për qind e pacientëve munden me mbijetue.

Trajtimin me këtë bimë ia rekomanduan Dr. Peter Hinderberger, me nji përvojë pune shumëvjeçare në nji klinikë në Zvicër.

Që atëherë, veshtulla asht ba nji pjesë e randësishme në trajtimin kundër kancerit.

Në nji studim të vitit 2001 u konfirmue se trajtimi me veshtull rriti nivelin e mbijetesës me rreth 40 për qind në 1668 pacientë me lloje të ndryshme kanceresh.

Që nga viti 2011, Ivelisse Page, asht përpjekë me i edukue njerëzit rreth randësisë së trajtimit të kancerit me këtë bimë.