Kjo ju befason, pse ky asht njeriu ma i pafat – ku e pickoi tash merimanga!

Nji 21-vjeçar nga Australia asht cilësue si njeriu ma i pafat në vend mbasi e pickoi merimanga për herë të dytë në penis.

21-vjeçari po përdorte nji tualet portativ, kur u pickue nga merimanga helmuese.

Nji incident i ngjashëm i ndodhi pesë muej ma parë.

Jordan tha se asht pickue pak a shumë në të njajtin vend.

“Isha ulun në tualet dhe ndjeva pickimin si herën e parë. Nuk e besoja që po ndodhte persëri.

U ula poshtë dhe pashë çka kambë të vogla”.

Ai tha për BBC se mbasi e pickoi merimanga për herë të parë, vendosi me ba kujdes me tualetet portative.

“Tualetet ishin pastrue atë ditë ndaj u futa. Pashë mirë poshtë dhe u ula. Ajo që mbaj mend më pas ishte se isha përthye nga dhimbjet”.

Kolegët e tij e dërguen në spital.

Spitali në Sidnei nuk bani komente për ngjarjen, tue citue si arsye privacinë e pacientit.

Jordan ka dalë tash nga spitali dhe ka me u kthye në punë.

Ai thotë se nuk ka me perdorë më tualtet portative.

Merimanga shpinëkuqe asht e ngjashme me vejushen e zezë.

Pickimi i saj shkakton dhimbje të forta, djersitje dhe të vjella.

Edhe pse ka pasë raste kur ka shkaktue vdekje, asnji i tillë nuk asht regjistrue që kur u gjet anti-helmi në vitin 1956.

 

4-merimngaaa

 

2-merimngaaa

 

1-merimngaa