Kjo pije ju duhet për me largue stresin

E gjeni veten shpesh të stresuem dhe nuk dini qysh me u qetësue? Nji studim i Universitetit portugez të Coimbra, i drejtuem nga Rodrigo Cunha, ka zbulue efektin e kafeinës për të mposhtun dhe parandalue stresin kronik, tue na mbrojtë nga depresioni.

Studimi i botuem në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences”, thotë se depresioni zbehet dukshëm me marrjen e kafeinës. Studiuesit vëzhguen ndryshimet në sinapse dhe strukturat që lidhin neuronet mes tyne, qysh ndryshonin para dhe mbas pimjes së kafeinës.

Eksperimenti u zhvillue te nji grup mijsh, ku u zbulue se mbas pimjes së kafeinës, kujtesa bahej ma e fortë dhe gjendja e ankthit zbehej ndjeshëm.