Kjo video ka me ju shokue: Veprimi i mësueses ndaj djalit me autizëm

Kjo video ka thye zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën dhe asht përhapë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Prindët e nji djali autik në SHBA e kanë postue videon online.

Caleb, gjashtë vjeç, iu drejtue mikrofonit për me luejt pjesën e tij në shfaqjen për Ditën e Falenderimeve.

Por, mësuesja e tij ja heq mikrofonin tue mos e lejue me thanë pjesën.

Vogëlushi ja plas të kajtmes.

Video ka provokue reagime shumë të ashpra ndaj mësueses.