Komisioni Europian: Kosova urgjentisht me e ulë nivelin e ndotjes së ajrit

Kosova dhe Bashkimi Europian mbajnë takimin e parë të nënkomitetit mbi transportin, mjedisin, energjinë, klimën dhe zhvillimin regjional. Komisioni Europian shprehu shqetësimin lidhun me progresin e kufizuem në monitorimin e cilësisë së ajrit dhe kërkoi zbatimin e masave të menjihershme për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit.

Zyrtarë nga Kosova dhe Komisioni Europian u takuen në Prishtinë për me i diskutue zhvillimet e viteve të fundit në fushën e tranportit, mjedisit, energjisë, klimës dhe zhvillimit regjional. Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) e cila hyni në fuqi në Prill 2016. Në të gjitha fushat, Komisioni dhe Kosova u pajtuen mbi randësinë e zbatimit të prioriteteve të Agjendës për Reforma Europiane dhe Programit të Reformave Ekonomike.

Lidhun me mjedisin, Komisioni shprehu shqetësimin ndaj progresit të kufizuem në këtë fushë e cila asht e randësishme për qytetarët e Kosovës dhe cilësinë e shnetës dhe jetës së tyne. Në veçanti, Komisioni shprehu shqetësimin lidhun me progresin e kufizuem në monitorimin e cilësisë së ajrit dhe kërkoi zbatimin e masave të menjihershme për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. Sa i përket menaxhimit të mbeturinave, Komisioni inkurajoi përpjekje ma të mëdha në zhvillimin e nji sistemi ma efikas të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.

“Sa i përket klimës, Kosova ende duhet me i zbatue rregullat e BE’s për luftimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike. Asht ra dakord që Kosova duhet me miratue dhe zbatue strategjinë dhe planin e veprimit mbi ndryshimin klimatik”, thuhet në komunikatën e Zyres se Komisionit Europian.